Riza Durmisi: Zemra më rreh për Danimarkën

0
SHPËRNDAJE

“Megjithëse prindërit e mi janë shqiptarë, më mbështesni të premten kur të më shikoni në fushë se edhe babai im do të jetë aty, në stadium, me bluzën e kombëtares daneze me emrin Durmisi,” – tha i intervistuar nga “Ekstrabladet” shqiptari i thirrur për të luajtur për Danimarkën në ndeshjen e 4 shtatorit kundër Shqipërisë, Riza Durmisi (Durmishi).

Fodboldlandsholdet træner til EM-kvalifikationskampe
Riza Durmisi në stërvitje me Danimarkën

Për shumë të tjerë zgjedhja mund të jetë e vështirë por jo për Durmisin që nuk ka pasur asnjëherë mëdyshje.

“Gjithmonë kam patur dëshirë të përfaqësoj Danimarkën. As nuk kam pasur ndonjëherë tundim të zgjedh që të përfaqësoj tjetër shtet (Shqipërinë),” – thotë 21 vjecari që luan në ligën daneze për Brondby.

“E gjithë familja do vijë në stadium të më shohë. Mamaja, babai, biles edhe gjyshi nga Gjermania do të vijë. Jam i sigurtë se babai do ketë të veshur bluzën e kombëtares daneze me emrin tim, Durmisi në shpinë.”

“Nuk e di a do jem titullar por po mu dha rasti do të jetë avantazh për mua pasi do i kuptoj kundërshtarët kur të flasin ship mes njëri tjetrit,” – përfundoi Riza Durmisi intervistën për të përditshmen e njohur daneze e cila më pas vijon ti bëjë një analizë karrierës së Durmisit.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.