Duro fiksohet pas ish-lojtarëve, ja lista që i dorëzoi Idrizit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari pritet të bëjë lëvizje të shumta në merkato, ndërkohë që linja e majtë e mbrojtjes është një çështje për t’u zgjidhur.

Trajneri Duro e ka dorëzuar listën e tij te administratori Idrizi, ndërkohë që shumë shpejt pritet të nisin lëvizjet e para dhe me t’u konkretizuar marrëveshjet, do të shkohet edhe te firma dhe zyrtarizimi.

Një ditë më parë u shkrua në shtypin e shkruar sportiv se Mentor Mazrekaj, Afrim Taku dhe Asion Daja janë në listën e trajnerin të Flamurtarit, ndërkohë që sot ka dalë në skenë një tjetër emër, të cilin Duro e ka pasur nën urdhrat e tij te Partizani dhe te Shkëndija e Tetovës.

Bëhet fjalë për Ardian Cuculin, mbrojtësin e majtë të kuqezinjve të Tetovës, shkruan “Panorama Sport”. Afrimi i tij te vlonjatët do të ishte një goditje, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.