Duro: kemi dy objektiva, fitimin e kupës dhe vendin e 3-të

0
SHPËRNDAJE

duro-658x370

Në një prononcim për SuperSport , trajneri i Kukësit Klodian Duro shfaqet tejet optimist për ekipin e tij.

Pasi i bënë  një mbyllje mjaft pozitive fazës së tretë te Kukësi tashmë e kanë hedhur vështrimin nga faza e 4-t e Kategorisë Superiore pa harruar këtu Kupën e Shqipërisë, një trofe që skuadra verilindore dëshiron ta fitojë me cdo kusht. Trajneri Klodian Duro është i kënaqur me ecurinë e skuadrës gjatë kësaj periudhe madje ai shprehet me bindje se Kukësi do të mbyllë në mënyrën më të mirë këtë sezon duke arritur dy objektivat që i ka vendosur vetes.

” Kemi bërë një fazë të tretë shumë të mirë si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë të rezultateve. Shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë për të arritur dy objektivat që kemi. Sigurimin e vendit të tretë dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë”.

Kanë kaluar dicka më shumë se 4 muaj që nga momenti që Klodian Duro është ulur në stolin e Kukësit. Në vijim të fjalës së tij 38-vjecari i bëri një analizë punës së tij gjatë këtyre muajve, për ta përqëndruar më pas vëmendjen te Bylis. Ballshiotët janë i kundërshtari i ardhshëm i nënkampionëve në kampionat dhe Duro e ka mëse të qartë vështirësinë që paraqet dueli i Adush Mucës.

“Nuk ka qenë e lehtë por falë edhe punës së mirë të futbollistëve dhe ndihmës që kam marrë nga bashkëpuntorët e mi, besoj se kam arritur gjëra pozitive me Kukësin gjatë kësaj periudhe. Bylis është një kundërshtar i vështirë që duhet vlerësuar maksimalisht nga ana jonë”.

Edhe pse të Mërkurën e ardhshme, Kukësi do të sfidojë Flamurtarin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë për momentin parësore në kampin verilindorëve është vetëm ndeshja ndaj Bylisit. Te Izair Emini, nënkampionët kanë gjetur sulmuesin që u mungonte por gjatë këtyre ditëve, Kukësit do ti rikthehet në dispozicion edhe një lojtar shumë i rëndësishëm në repartin e avancuar pikërisht, braziliani Felipe Moreira që në Kupat e Europës dhe në pjesën e parë të sezonit bëri disa paraqitje të mira me verilindorët.

” Felipe Moreira është një lojtar i rëndësishëm i cili ka bërë paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit. Më pas ai u dëmtua duke u detyruar ti nënshtrohej një operacioni. Megjithatë ne kemi patur kontakte me të dhe në datën 4 Prill, Moriera do ti bashkohet skuadrës”.

Si një ish lojtar i rëndësishëm i kombëtares shqiptare në fund një mendim i Duros shkoi edhe për paraqitjen e kuqezinjëve të De Biasit në dy miqësoret e fundit, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që ai ka për Euro 2016.

” I kam ndjekur dy miqësoret e kombëtares, dhe pavarsisht humbjes ndaj Austrisë, Shqipëria bëri dy paraqitje të mira. Besoj dhe shpresoj se kombëtarja kuqezi i ka të gjitha mundësitë për tu paraqitur denjësisht në Euro 2016-të”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.