Duro: Kisha lojtarët të sëmurë, fat që disa qëndruan në fushë deri në fund

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e ka cilësuar këtë të sotmen një fitore sakrifice. Tekniku i vlonjatëve ka treguar se për shkak të një viroze, për shumë lojtarë kishte qenë thuajse e pamundur që të luanin deri në fund.

“Kisha lojtarët të sëmurë, më kërkuan ndërrim. Situata ishte e tensionuar, 4-5 vete më kërkuan ndërrim si Jakovljeviç, Neziraj, Hyseni, apo Shehaj. E kam parë veten shumë në vështirësi. Ndërkohë që ishte fat që disa qëndruan në fushë deri në fund gjatë pjesës së dytë. Ishin ndërrime të detyruara ato që bëra. E rëndësishme që çdo gjë përfundoi me sukses”.

“Sinqerisht them që nuk e mendoj fare vendin e katërt. E rëndësishme është se kam qenë në pozitë të vështirë kur kam marrë skuadrën. Ndërkohë që është një ekip me emër dhe dua të mbijetojë në Superiore, se si zhvillohen situatat është temë tjetër”.

“Pati situata shumë të vështira për skuadrën tonë gjatë ndeshjes, por kishte dhe situata pozitive, mundësi shënimi kishim më shumë, sidomos në pjesën e parë. Patjetër edhe Tirana na ka vendosur në vështirësi.

Them se skuadra jonë kishte edhe aspekte negative, nga ngarkesa psikologjike dhe se shumë lojtarë nuk ishin në kondicionin e duhur. Ndërkohë që aspekt pozitiv është që në 5 ndeshje kemi pësuar vetëm 2 gola. Kjo tregon se ka një ekuilibër pozitiv.

Pastaj në momente loje ne jemi në një situatë të tensionuar. Ishte një ndeshje ndaj Tiranës që pavarësisht pozicionit, Tirana ka futbollistë jashtëzakonisht cilësore se është ndërtuar për nivele të larta, por kampionati e ka kapur keq, si ne. Në këtë aspekt e vlerësoj jashtëzakonisht këtë fitore të pastër me Tiranën.

Në futboll nuk ka kurrë siguri, fiton apo humbet. Unë jam njeri që i pranoj situatat e rezultatet. Ndeshje e vështirë si ishim me pikë të barabarta, por e rëndësishme është që u mbyll me sukses”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU