Duro kryen stërvitje e parë, kthesa vjen nga porta

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari / Shpëtim Duro veshi sërish tutat dhe zbriti në fushë për seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re Flamurtarin.

Trajneri 57 vjecar gjeti disa emra fytyra të njohura për të në seancën e parë me vlonjatët, si Fazliun që e ka drejtuar te Partizani apo Telushin dhe Veliun që i ka patur te ekipet e moshave të Kombëtares. Në seancën e parë stërvitore të Duros nuk mungoi as presidenti Idrizi që ndoqi nga pranë të gjithë seancën stërvitore. Në këtë zbritje të parë në fushë me skuadrën e re për Duron u rikthye në stërvitje dhe Donjet Shkodra, që ka lënë pas periudhën e një riaftësimi të gjatë ndërsa nuk ishte i pranishëm Busiç, që doli i dëmtuar në sfidën e Kupës me Besëlidhjen.

Gjatë seancës stërvitore trajneri pati dhe një bisedë kokë më kokë me 3 portierët e skuadrës, duke e parë portën si një prej pikave më të rëndësishme të ringritjes së Flamurtarit, pasi në këtë sezon vlonjatët kanë mbrojtjen e dytë më të dobët në kampionat, me 25 gola të pësuar. Ndeshja e parë e Duros me Flamurtarin do të jetë një test i vështirë përballë një skuadre në formë si Teuta, që lufton gjithashtu për mbijetesën dhe është në krahët e entuziasmit pas kualifikimit që mori me Vllazninë në Kupë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.