Duro: Lojtarët luajnë shumë të frikësuar, skuadra nuk shprehu asgjë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Laçin ka mbetur shumë i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha nga paraqitja e vlonjatëve ndaj kurbinasve, me disa lojtarë që e mërzitën pa masë.

“Jam i pakënaqur nga pjesa e parë, skuadra nuk shprehu asgjë. Skuadra bëri gabime të shumta, nuk kishte qarkullim topi dhe lojtarët luajnë shumë të frikësuar.

Pas pësimit të golit hodha në fushë disa lojtarë.

“Goli i pësuar? Ishte një humbje topi në mesfushë nga Alves, kur nga një aksion sulmues për ne, u kthye në aksion sulmues për Laçin. Danilo ishte sulmues i majtë, humbi topin dhe nuk u kthye të ndihmonte mbrojtjen, duke lejuar Laçin të depërtonte lehtësisht në krah.

“Bëmë disa ndryshime për të tentuar barazimin, por ishte e pamundur për shumë arsye, sepse Laçi u mbrojt fort, pati edhe vonesa loje dhe të tjera gjëra normale kur je në avantazh.

Kishim situata të shumta ku mund të rrezikonim, fituam shumë faulle, por nuk i zgjidhim si duhet disa situata dhe besoj se po të shënonim do të ndryshonte gjithçka.

“Skuadra luajti pak në pjesën e dytë, hymë në fushë për të mos pësuar, por kemi gabuar shumë. Disa lojtarë i shoh të frikësuar, edhe pse ishim përgatitur gjithë javën për të luajtur si burra, por e shoh që në pasime dhe në lëvizje që janë të trembur, pa siguri në vetvete.

“80% e ndeshje kemi bërë mirë, por kemi gabuar në pësimin e golave. Ne do vazhdojmë punën.

Lufta do jetë deri në fund, me Laçin ose me Teutën. Eshtë edhe një fazë, Laçi do vijë në Vlorë.

Nëse lojtarët do japin rendimentin duhur, atëherë do bëjmë mirë. Lojtarët e rinj që aktivizoj po japin më shumë në fushë se ata që paguhen shumë.

Duhet të bëj çmos deri në fund me këtë skuadër që kam”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.