Duro: Më vjen keq, pasi ishte një humbje e pamerituar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një humbje e pamerituar dhe se ai ka një keqardhje të madhe për këtë pjesë.

“Më vjen keq, humbje e rëndë dhe e pamerituar. Luajtëm mirë, por do të doja të luanim më keq dhe të merrnim rezultat.

Situata nuk është aspak pozitive, edhe mungesat kanë penalizuar shumë skuadrën, mjafton të përmendim faktin që mungoi edhe Busiç, i cili shënon rregullisht dhe ka një peshë të madhe në sulm.

Telushi i avancuar? E vendosa pas sulmuesit Danilo Alves sepse është një futbollist që ndihmon shumë sulmin dhe e njeh golin. E bëri mirë detyrën dhe ishte një zgjedhje e mirë, pasi është një lojtar që e njeh pasin final dhe golin, ndërsa kishte pas tij dy lojtarë si Hyseni dhe Neziraj”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.