Duro mohon bojkotin tek Flamurtari

0
SHPËRNDAJE


Superiorja /Skanë të sosur problemet tek Flamurtari. Me gjithë  superorganikën që kanë vlonjatët luftojnë për mbijetesë për shkak të problemeve jashtë fush♪7s së blertë.

Te Flamurtari ka një problem pagash, pasi lojtarët prej muajsh nuk paguhen, ndërsa tani që jemi në fund të sezonit, mësohet se ata kanë ngritur zërin duke kërkuar sqarime në lidhje me detyrimet që u ka klubi për 4-5 muajt e fundit.

Në media doli lajmi se futbollistët kanë bojkotuar seancën e ditës së martë, por kjo është hedhur poshtë nga ana e trajnerit Shpëtim Duro, cili ka sqaruar se seanca është shtyrë prej tij, pasi ndeshjet e radhës do të luhen të shtunën dhe jo të premten, siç kishin menduar ata.

Duro ka deklaruar në gazetat e përditshme sportive se ka dashur t’u japë mundësinë lojtarëve për të pushuar një ditë më tepër dhe se nuk ka pasur asnjë bojkot.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.