Duro: Mundësitë për fitore ishin të shumta, kemi luajtur një ndeshje të mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se mundësitë për fitore ishin të shumta, ndërsa theksoi se ekipi i tij ka luajtur një ndeshje të mirë.

“Mundësitë për fitore ishin të shumta, edhe sot, edhe ndaj Teutës. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, kemi krijuar shumë situata për shënim, por na mungon shumë Busiç, si pikë referimi në sulm, por edhe Shkodra, një lojtar shumë i rëndësishëm në mesfushë, apo Berisha, Radoviç dhe disa lojtarë të tjerë.

Gjithsesi, duke parë momentin, edhe barazimi në “Selman Stërmasi” është rezultat pozitiv për ne.”

“Është folur shumë që Tirana ka shumë mungesa, por duhet kujtuar që edhe Flamurtari është në të njëjtën situatë. Kemi 4-5 mungesa të rëndësishme dhe ashtu si Tirana po luajmë me disa lojtarë të rinj, si Hyseni dhe Beqaj.”

“Unë e di që situata është e vështirë dhe kam marrë përsipër një detyrë të ndërlikuar, por jam i bindur se kjo skuadër mund ta arrijë objektivin dhe besoj se do të përballet si e barabartë edhe me rivalët e radhës, duke nisur nga Kukësi.”

Pse e mora drejtimin e Flamurtarit në këtë moment? “Natyrisht, do të kisha dëshirë ta merrja skuadrën në një moment tjetër, për të pasur edhe synime të tjera, por e mora tani dhe duhet të luftojmë për mbijetesën, për të menduar më pas për të tjera objektiva. Kisha pak kohë që nuk drejtoja, ndërsa Flamurtari është një klub me traditë në futbollin shqiptar, prandaj e pranova këtë ofertë, duke menduar edhe një projekt afatgjatë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.