Duro: “Penalltia ndryshoi ndeshjen, i uroj suksese Partizanit”

0
SHPËRNDAJE

Klodian Duro
Klodian Duro

Klodian Duro/ “E kishim përgatitur mjaft mirë këtë takim ashtu si në ndeshjet e tjera. Futbolli është i tillë dhe nuk merr gjithmonë aq sa jep, por duhet edhe pak fat. Kjo humbje na prish punë, por ne mbetemi në luftë për vendin e tretë që do të na garantojë Europën përmes kampionatit. Edhe nëse sot do të fitonim, për ne nuk do të ndryshonte gjë. Duhet të vazhdojmë të përgatitemi dhe të luftojmë fort deri në ndeshjen e fundit pa menduar fare për Kupën, që mbetet një objektiv i madh i yni. Përsa i përket humbjes së penalltisë, unë them vetëm se ne dëshironim të vazhdonim ecurinë pozitive prej 10 ndeshjes dhe humbja e penalltisë ndryshoi ndeshjen, pasi nëse do të shënonim do të merrnim 3 pikët që do t’i meritonim. I uroj suksese Partizanit për fitoren”, ishin fjalët e Duros për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.