Duro: Presidenti Idrizi më ka lënë dorë të lirë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ I ftuar në emisionin “Fair-Play” në “News 24”, trajneri Shpëtim Duro ka folur për situatën aktuale të Flamurtarit, por edhe për gjykimin në përgjithësi, pra problematikën e arbitrave.

“Kam folur shpesh gjatë këtyre javëve për gjyqtarët, edhe pse me të drejtë, pasi jemi ndëshkuar shpesh prej tyre. Por, përtej faktit që jemi penalizuar nga gjykimi, unë jam munduar që ta mbaj ekipin larg kësaj problematike, duke u fokusuar te përgatitjet para çdo ndeshje. Për këtë arsye, ekipi nuk ka çeduar.

Ky Flamurtar më bind. Sigurisht që duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë dhe ndoshta në merkaton e janarit mund të afrojmë ndonjë element të vlefshëm. Nëse nuk biem dakord që të afrohen ata dy lojtarë që unë kam piketuar, do të vijoj padiskutim me këtë ekip që kam aktualisht deri në fund të sezonit.

Objektivin që kishim sezonin e kaluar, ne e arritëm, sepse kërkonim të mbijetonim. Ishte situatë kritike. Më pas, në verë bëra ekipin nga fillimi, duke larguar disa lojtarë që nuk ishin në idetë e mia. Bëra ato afrime që kisha në mendje, edhe me disa lojtarë që kam punuar në Maqedoni. Zhvilluam një fazë 2-mujore përgatiore, me ekipin e plotë, që ka shumë rëndësi dhe tashmë jemi duke vijuar të punojmë për ditë për të marrë rezultatet e duhura.

Presidenti Idrizi më ka lënë dorë të lirë dhe fuqi të plotë në skuadër për sa u përket çështjeve teknike dhe krijimit të ekipit, gjë që ka ndodhur që në verë që unë mora në drejtim skuadrën e Flamurtarit”, tha trajneri Shpëtim Duro.

Shpetim Duro, trajneri i Flamurtarit
Duro
Trajneri i Flamurtarit , Shpetim Duro
Duro

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU