Duro-Starova, debati degjeneron në raki, hudhra dhe qepë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka degjeneruar si mos me keq debati midis dy trajnërëve të mirënjohur të futbollit shqiptar, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova. Ishte i pari Duro që e nisi thumbin ndaj Starovës pas përfundimit të ndeshjes së parë të Europa League. Duro tha se e priste humbjen e Partizanit. Starova nuk e kapërdiu këtë duke i bërë të ditur mediave se Duro është i paaftë dhe e kishte ndihmuar shumë herë dhe shumë përcaktime të tjera që detyruan Duron të flas gjëra që s’kanë lidhje me futbollin si rakija, hudhra, qepa.

starov“Ai është një njeri që të gjithë njerëzit e dinë mirë se kush është. E përsëris që ai i njeh mjaft mirë cilësinë e qepës, hudhrës dhe të këngëve të Çelentanos. Kaq di ai! Ai e ka krijuar postin drejtor, vetëm që t’ua “fusë” trajnerëve. Të ishte burrë ai, nuk pranonte që ta merrte drejtimin e skuadrës. Që nga momenti që ai u bë trajner i Partizanit, unë ia kam fshirë numrin e telefonit. Më kishin thënë edhe më parë të tjerët për atë se është një njeri që u fut thikën pas shpinës bashkëpunëtorëve.Çfarë ka mbrojtur ai? Kudo ku ka punuar ka pasur probleme. Puna e tij ka qenë, bëhu trajner, ik, bëhu drejtor, ik…! Këtë punë ka bërë ai. Ai njeh mire cilësinë e rakisë, cilësinë e hudhrës, cilësinë e qepës dhe këngët e Çelentanos. Në këto gjëra është superior ndaj meje.”- Tha trajneri Duro për “Panorama Sport”.

 

 

 

 

 

 

Top of Form

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.