Duro: Fitore e rëndësishme

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro fletë për “supersport” pas fitores me Teuten

Duro:Sigurisht që ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duhej të tregonim se jemi më lart se kundërshtarët dhe kemi diferencë. Këtë e tregoi edhe fusha e lojës. Më vjen keq që në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim edhe 4-5 gola. Në pjesën e dytë arbitri Cjapi i futi kundërshtarët në lojë me atë penallti inekzistente. Pollozhani ishte 30 centimetra jashtë zonës.

Më vjen keq sepse arbitrat nuk duhet të bëhen protagonistë dhe të luajnë me djersën e futbollistëve. Nuk e di nëse e akordoi kryesori apo anësori, por nuk është normale.

Kur kryeson 2-0 duhet ta administrojmë lojën me qetësi. I rrezikuam me Kamara, Danilon dhe Bushit. Ishte presion i lojtarëve të Teutës të cilët kërkonim penallti dhe në fund gjyqtari e akordoi një 11-metërsh inekzistent. Gjyqtari më mirë të kishte dhënë penalltinë për prekje të topit me dorë nga Pollozhani se atë që akordoi.

Administratori Idrizi është shumë i kënaqur. Na ka lënë të qetë të punojmë dhe nuk ndërhyn fare te skuadra. Ky është Flamurtari që administratori do, skuadër agresive dhe që luan futboll.

Pata një incident me një tifoz të ashtuquajtur vlonjat dhe tifozët e Teutës u keqkuptuan, sepse menduan se kisha diçka me ata. Kjo është e vërteta, sepse unë kam luajtur disa herë në Durrës dhe asnjëherë nuk kam patur probleme

S'KA KOMENTE

Comments are closed.