Dushku në SHBA, e ardhmja ende e paqartë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mbetet ende mister fakti se ku ekip do të aktivizohet mbrojtësi Erion Dushku sezonin e ri që është në prag të fillimit. Pasi arriti marrëveshjen me Tiranën, lezhjani u largua nga bardheblutë pas një përplasjenme stafin teknik dhe tashmë është një lojtar i lirë pa ekip. Teksa në shumë media po qarkullon lajmi se Dushku ka arritur një akord me ekipin e Laçit dhe se së shpejti do të veshë fanellën bardhezi të kurbinasve.
image
Sajti ynë ka informacione se për momentin mbrojtësi lezhjan nuk ndodhet në Shqipëri, por ka udhëtuar drejt SHBA-ve. Ai ndodhet tek familjarët e tij në tokën amerikane dhe duket se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Kjo gjë duket se e hedh poshtë akordin e tij me Laçin, duke parë që lojtari nuk ndodhet në vendin tonë por megjithatë çdo gjë mbetet për t’u parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.