Dy afrime te Partizani

0
SHPËRNDAJE

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Skuadra i është rikthyer përgatitjeve në prag të përballjes së play off ndaj rusëve të Krasnodar për Europa League, pas testit miqësor të zhvilluar të mërkurën me Kamzën.

Në stërvitjen e sotme zhvilluar në orën 19:30 në kompleksin sportiv Tirana Internacional” në Peze, me skuadrën janë bashkuar edhe dy lojtar mesfushor Samson Mbingui nga Gabon dhe izraeliti Ben Ben Yair.

Të dy futbollistët kanë kryer edhe seancën e parë me grupin dhe do të jenë nën vëzhgimin e stafit teknik përgjatë ditëve në vazhdim.

Në seancën e së premtes me ekipin do të bashkohet edhe sulmuesi Fili, pas impenjimit në miqësoren që ekipi ynë përfaqësues U 21 zhvilloj me Italinë. /facebook.com/partizaniclub

S'KA KOMENTE

Comments are closed.