Dy ditë pushim për Skënderbeun, ka edhe rikthime nga dëmtimet

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Nisur nga fakti që kampionati do të ndalët për pothuajse dy javët në vazhdim për shkak të ndeshjeve miqesore që kombëtarja e futbollit do të zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për europianin që do të zhvillohet këtë verë ne France, ekipi më në fund ka gjetur mundësinë të ketë në dispozicion disa ditë pushim.

Kështu në ndryshim nga ndeshjet e tjera, pas ndeshjes me Flamurtarin trajnerin Mirel Josa ka njoftuar lojtarët dhe stafin se seanca e radhës stërvitore do te zhvillohet ditën e mërkurë në orën 11:00, cka nënkupton 2 ditë pushim për kampionët që prej kohësh nisur nga kalendari I ngjeshur nuk kishin pasur dy ditë pushim.

Bakary Nimaga në aksion
Bakary Nimaga në aksion

DEMTIMET – Përgatitjet do të nisin ditën e mërkurë, ndërkohë që fizioterapisti I ekipit Jorgo Pantazi ka pohuar se me ekipin pas dy ditësh pritet te bashkohen dhe dy lojatrët Bakary Nimaga dhe Arbër Abilaliaj që tashme kane kaluar dëtmimet e tyre dhe do “ingranohen” gradualiht me pjesën tjetër të grupit.Shqetësime pas fiores së thellë 5-1 ndaj Flamurtarit ka shfaqur goleadori bardhekuq, Hamdi Salihi I cili ka ndjerë lodhje ne gjurin e tij të djathtë por sipas Pantazit, nuk ka asgjë për të shqetesuar dhe se Salihi do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë.

MUNGESAT NE STERVITJE – 3 mungesa do te kete trajneri Mirel Josa gjate ketyre diteve pergatitore.Orges Shehi, Lirion Latifi dhe Bruno Lulaj do te jene te angazhuar me ekipet kombetare.Orges Shehi është ftuar nga trajneri Gianni De Biasi për dy miqësoret që ekipi ynë kombëtar do të zhvillojë ndaj Austrisë dhe Luksenburgut në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016 ndërsa dy talentet Bruno Lulaj dhe Liridon Latifi do të jenë në dispozicion të trajnerit Redi Jupi për dy ndeshjet eliminatore që ekipi ynë kombëtar Under-21 do të zhvillojë ndaj Greqisë dhe Hungarisë.

RIKTHIMET – Ne dispozicion te trajnerit Mirel Josa per ndeshjen e radhes ne kampionat ndaj Vllaznisë, e cila eshte programuar te zhvillohet ne daten 30 mars do e jene dhe dy mbrotesit Korcare Krist Vangjeli dhe Tefik Osmani, te cilet “vuajten” nje ndeshje pezullim pas kartonave ne supersfiden ndaj Partizanit.Dy rikthime mjaft te rendesishme per teknikun bardhekuq.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.