Dy futbollistë marrin pasaportat shqiptare

0
SHPËRNDAJE
Loading...

20160714_el_austria_vs_kukesi_1947
Izair Emini

Presidenti i Republikës ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për dy futbollistët e Kukësit, Izair Emini dhe Nijaz Lena. Tashmë të dy lehtësojnë Kukësin në lidhje me aktivizimin e lojtarëve të huaj pasi sic dihet, edhe pse të dy këta lojtare janë shqiptarë, FSHF-ja i njeh si lojtarë të huaj duke qenë se kanë qenë me shtetësi maqedonase. Përvec kësaj, të dy lojtarët kanë mundësi edhe të veshin fanellën e Kombëtares kuqezi duke qenë se Emini nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Fyrom-in ndërsa Lena ka luajtur vetëm në dy ndeshje miqësore jo zyrtare ndaj Kinës para 2 vitesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.