Dy gëzime për Nezirin, pas martesës ndërron dhe ekip

0
SHPËRNDAJE

Mexhit Neziri nuk do të jetë më pjesë e Renovës. Mbrojtësi i djathtë është transferuar në kampionatin moldav te klubi i futbollit Dacia, me të cilin Renova u përballë në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës, ku edhe janë eliminuar, raporton gazeta “Lajm”.

Edhe ose ata u eleminuan, mbrojtësi Neziri ka lënë përshtypje pozitive tek drejtuesit e klubit moldav të cilët menjëherë e bënë për vete 24-vjecarin me eksperiencë.

Kalimin te Dacia e ka konfirmuar edhe vet lojtari në një postim në rjetin social facebook:

Mexhit Neziri
Mexhit Neziri
“Elhamdulilah. Falënderimet i takojnë Allahut fuqiplotë. Pas 2 viteve te mrekullueshme te Renova, ku kalova çastet më të mira në karrieren time, duke u vlerësuar maksimalisht, ku u rrita si futbollist dhe pata përkrahjen e gjithësecilit, erdhi koha që të bëj ndryshimin. Prej sot jam lojtar i FC Dacia. Pra, falënderoj familjen time, kryesinë e Renoves, stafin teknik, bashkëlojtarët, shokët që ishin me mua në çdo moment dhe gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij transferi”, ka shkruar Neziri në profilin e tij facebook.

Për Nezirin transferimi te Dacia paraqet një gëzim të ri, pasi para pak ditësh ai ka djegur shaminë e beqarit pasi është martuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.