Dy gola që në start, Laçi bën detyrën ndaj Korabit

0
SHPËRNDAJE

Laçi ka bërë atë që i kërkohej në ndeshjen e sotme ndaj Korabit duke dalë në fund me tri pikët që i nevojiteshin për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Kurbinasit kanë shënuar 2 gola shumë të shpejtë në fillimin e ndeshjes, që i mundësoi të luanin më qetësisht e pas kanë humbur shumë raste për të mbyllur takimin duke shpërdoruar mundësi të mira para portës.

Ndërkohë, Korabi nuk u dorëzua dhe kërkoi me ngulm të kthehej në ndeshje, duke rrezikuar shpesh portierin Gentian Selmani. Ndërkohë që mungesa e një sulmuesi-goli ndikoi te dibranët të cilët nuk arritën të finalizonin ato mundësi që krijuan dhe u desh të dorëzoheshin duke regjistruar humbjen e radhës. /minuta90.com/

Laçi-Korabi 2-0

Golat: Lushkja 5’, Gjoni 11’

Laçi (4-4-2): Selmani, Musaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Nika, Jonuzi, Vucaj, Lushkja, Serginho, Mensah (në dispozicion: Mehidri, Fangaj, Alechenwu, Dema, Hysi, Bushi, Nyameke) Tr: Bledar Sinella

Korabi (4-5-1): En. Prençi, Shabani, El. Prençi, Kaja, Arifaj, Mziu, Zefi, Gavazaj, G. Kaloshi, Jubani, Hoxhaj (në dispozicion: Laço, Kalemi, Çangu, Marinaj, Kraja, Ivani, D. Peposhi) Tr: Gerdi Haxhiu

Gjyqtarë: Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Nika 77’ / Zefi 11’, Hoxhaj 76’, El. Prençi 81’, Gavazaj 89’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.