Dy herë Shala, fiton Liberec

0
SHPËRNDAJE

Herolind Shala
Herolind Shala

Legjionarët/ Herolind Shala po kalon një formë tepër të mirë në Çeki, teksa është kthyer në një lojtar kryesor për ekipi ku luan. Talenti shqiptar ka arritur të shënojë një dopietë me skuadrën e tij Slovan Liberec. Në ndeshjen e kampionatit cek të futbollit mesfushori shqiptar ka shënuar golat e ndeshjes në fitoren 2-0 ndaj Jihlava duke bërë që ekipi i tij të konsolidojë pozitat në renditje. Liberec mban vendin e 4-t në kampionat duke synuar pjesëmarrjen në Europa League, por vendi që të dërgon në Champions League mbetet vetëm 5 pikë larg.

Donis Avdijaj
Donis Avdijaj

Ndërkohë edhe Donis Avdijaj ka zhvilluar një ndeshje tepër të mirë ditën e sotme. Fantazisit shqiptar ishte titullar në fitoren që Sturm Graz arriti të marrë në shtëpi ndaj Wolfsberger me rezultatin 1-0. Avdijaj ka dhën kontributin e tij në këtë të fitore, teksa u zëvëndësua në minutën e 76′ nga trajneri i tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.