Dy lojtarë të kombëtares , sëbashku me një tjetër yll zgjedhin Kosovën

0
SHPËRNDAJE

kosova
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, akoma nuk e ka të konfirmuar nga FIFA kërkesën për tu dërguar ftesa lojtarëve kosovarë që janë aktivizuar në kombëtare tjera, por edhe vet përfaqësues të FFK-së kanë deklaruar disa herë se kontaktet janë të vazhdueshme me lojtarët me origjinë kosovare.
Burime të “Korneri.net” brenda FFK-së bëjnë të ditur se Adnan Januzaj në momentin që të merret konfirmimi nga FIFA për të pasur drejtë loje dhe aktivizimi në përfaqësuesen e Kosovës do të pranojë ftesën e Albert Bunjakut, pasi që konfirmimi ka ardhur nga vet futbollisti i Manchester United dhe babai i lojtarit Abedini.

Gjithashtu i njejti burim bën të ditur se janë edhe dy reprezentues të Shqipërisë që kanë shprehur dëshiren ti bashkohen Kosovës, por nuk preferoi të zbulonte emra.

Kosova do të luajë në kualifikime për Boterorin “Rusia 2018” që nga muaji shtator, ndërsa ndodhet në grupin I bashkë me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.