Dy “predhat” e fundit të merkatos së Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk kanë mbaruar përforcimet për Partizanin e sezonit të ri. Dy prurje të reja pritet të vijnë së shpejti në radhët e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një organizator-fantazist dhe për mbrojtës të majtë, që do t’i japin më shumë potencë skuadrës së kuqe. Transfertat e tyre janë kryer nga menaxheri Ilir Halili dhe pritet shumë shpejtë të mbërrijnë në Tiranë për të forcuar grupin e Partizanit, një skuadër elitare, ku edhe vetë trajneri Sulejman Starova, ka deklaruar se disponon dy formacione.

darioDario Jertec
Mesfushori fantazist ka një ekspriencë të madhe në futbollin botëror, pasi ka luajtur për skuadra të mëdha si Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb dhe Rijeka. Ndërkohë që më parë është aktivizuar në Arabinë Saudite me Alfa Isaly, shok skuadre me Migen Memellin, dhe më pas, sezonin e fundit tek AL Hajer. Ai është një “numër 10” klasik, por mund të luaj edhe nga krahët e mesfushës.Jertec është 29-vjeçar. Lojtari në fjalë shquhet për cilësitë e tij organizative, gjithashtu për gjuajtjet nga distanca ku edhe goditjet standarte janë specialitet i tij.

Kjo është video e tij përmbledhëse:

Marko Vidoviç
Ai duket se është zgjidhja për mbrojtësin e majtë që kërkonte Partizani. Quhet Marko Vidoviç, 27-vjeçari nga Mali i Zi, i cili sezonin e fundit ka luajtur Honvedi në Hungari. Ndërkohë që gëzon edhe përvoja të mëparshme në skuadra si Buduçnosti i Malit të Zi, Tiraspoli në Moldavi, Levski Sofia në Bullgari, apo Anorthosis Famagusta në Qipro, teksa një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në klubet serbe.

vidovicShquhet si një anësor tepër energjik, që mund të jetë një alternativë e duhur për krahun e majtë të të kuqve, aty për momentin ka mbetur vetëm Kalari, ndërkohë që tërhiqet ndonjëherë edhe Trashi, i cili megjithatë më shumë preferohet në mesfushë nga trajneri Starova.

Kjo është video e tij përmbledhëse:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.