Dy skuadrat nga Madridi kalojnë në gjysëm finalen e Championsit

0
SHPËRNDAJE


Champions league / Madridi çon dy skuadra në fazën gjysmëfinale të Champions League. Reali dhe Atletico kalojnë respektivisht Bayernin e Mynihut dhe Leicester City për të prerë biletën e fazës tjetër. Sfida mes “Los Blancos” dhe skuadrës së Carlo Ancelottit dhuroi shumë gola dhe emocione deri në minutën e 120 ku Reali triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 4-2. 90 minutat e rregullta u mbyllën 2-1 në favor të gjermanëve por dalja e Vidal me karton të kuq e penalizoi jo pak Bayernin që pësoi plot 3 gola në kohën shtesë.

Cristiano Ronaldo me 3 realizime personale dhe Asensio zhvlerëzuan golat e Lewandowskit dhe autogolin e Ramos në një ndeshje ku Bayerni bëri gjithçka mirë në kohën e rregullt por nuk arriti ta kalonte testin e forcës edhe në 30 minutëshin e shtesës ku golin e barazimit Reali e shënoi në një pozicion të dyshimtë jashtë loje. Me këtë sukses, skuadra e Zidane rrit mundësinë për të arritur në një tjetër finale pas asaj të fituar një vit më parë në “San Siro”. Më lehtë e siguroi kualifikimin Atletico Madrid që barazoi 1-1 në “King Power Stadium” duke zgjuar nga ëndrra e bukur Leicester City. Ekipi i Simeones e hipotekoi kualifikimin që në pjesën e parë me golin e Saul Niguez duke e bërë të pavlefshëm realizimin e Jamie Vardy bazuar edhe në fitoren 1-0 të ndeshjes së parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.