Dy supergola, Korabi dhe Kukësi ndajnë pikët në “shtëpi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Korabi ka arritur të qëndrojë sërish i pamposhtur, këtë radhë ndaj kryesuesve të kampionatit, Kukësit, në stadiumin e tyre të përbashkët, duke bërë ditën e sotme surprizën më të madhe në javën e 16-të të Superiores.  Ndeshja e zhvilluar në “Zeqir Ymeri”, ku vendas ishte Korabi, përfundoi me rezultatin 1-1. Golat u shënuan nga Gavazaj dhe Lushtaku, dy gola mjaft të bukur.

Ka qenë një ndeshje e dominuar disi nga skuadra e Kukësit, por që nuk arriti të marrë dot pikët e plota kjo edhe për meritë të skuadrës dibrane.

Takimi nis i shpejtë, ku që në të 4-tën, Dvornekoviç kthen me thembër një top në zonë, i cili merr një trajektore të çuditshme duke goditur shtyllën.

Pas 5 minutash, Emini tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por portieri Spahija bën një pritje mjaft të bukur duke e dërguar topin në goditje këndi.

Në të 16-tën, Kukësi godet sërish shtyllën. Pas një rrëmuje të krijuar në zonë nga topi i krosuar nga këndi prej mesfushorit Carioca dhe i goditur drejt portës nga Pejiç, por shtylla pingule mohon golin.

Minutat e mbetura kalojnë në qetësi, teksa mungojnë rastet për shënim.

Kur po kronometrohej e 30-ta, Ardit Peposhi tenton me një goditje të rrezikshme, por portieri Koliçi arrin ta largojë topin në goditje këndi.

Pesa minuta nga fundi i pjesës së parë, Pejiç tenton me një goditje me kokë pas një krosimi të mbrojtësit Pashaj nga e djathta, por topi shkon jashtë mbi traversë.

Ndërkaq, në fundin e pjesës së parë, Alush Gavazaj shënon supergol me një goditje mjaft të fortë me të djathtën nga hyrja e zonës.

E para mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me gol për Kukësin.

Menjëherë, Lushtaku barazon shifrat me një supergol pas një goditjeje nga hyrja e zonës.

Korabi kryen zëvendësimin e parë të detyruar, ku largohet portieri Spahija i dëmtuar, dhe në fushë aktivizohet Vujadinoviç. Sapo largohet nga fusha e lojës, Spahija ndëshkohet me karton të kuq jashtë fushës së lojës për shkak të një incidenti pas zëvendësimit.

Kukësi vijon sulmet dhe në të 59-tën, Lushtaku tenton me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por pret Vujadinoviç.

Kur po kronometrohej e 70-ta, Emini tenton një goditje të rrezikshme drejt portës me të majtën, por reagon në kohë Vujadinoviç duke neutralizuar rrezikun.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, aktivizon edhe sulmuesin anësor, Felipe Moreira dhe është pikërisht braziliani kur në të 84-tën, Moreira tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por pret në dy kohë Vujadinoviç.

Pas 2 minutash, Emini tenton me një goditje brenda zonës, por gjuajtja është shumë e fortë dhe del jashtë mbi traun e portës të portierit Vujadinoviç.

Në të 89-tën, Emini tenon sërish me një goditje brenda zonës pas një pasimi mjaft të mirë të sulmuesit Pejiç, por topi pritet nga Vujadinoviç.

Në fund ka edhe dy raste të arta.

Në mundësinë e parë, pikërisht në të 94-tën, Pejiç tenton me një goditje të fortë brenda zonës, por pret Vujadinoviç. Ndërsa, në të 95-tën, Guri ka një shans të artë por goditja e tij diagonal brenda zonës shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Deri në fund, ndeshja nuk ka më histori dhe mbyllet këtu, me barazimin 1-1. Korabi “frenon” Kukësin, ku merr një pikë të vlefshme për mbijetesën, ndërsa verilindorët nuk janë aspak të kënaqur, pasi një fitore e Skënderbeut ndaj Tiranës, mund t’u kushtojë kreun e klasifikimit.

Pas këtij takimi, Kukësi ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke mbajtur vendin e parë në renditje, ndërsa Korabi ngjitet në kuotën e 8 pikëve, duke mbetur në vendin e fundit.

Javën e ardhshme, Korabi luan në transfertë me Partizanin në “Elbasan Arena”, ndërsa Kukësi pret në shtëpi Skënderbeun. /minuta90.com/

Korabi-Kukësi 1-1

Golat: Gavazaj 45’+1/ Lushtaku 48’

Korabi (4-1-4-1): Spahija (Vujadinoviç 52’), Dukiç, Sheta, El. Prençi, Çela, Prifti (Kaloshi 70’), Zefi, Gavazaj (Hoxha 90’+3), Kaja, A. Peposhi, Zguro Tr: Gerdi Haxhiu

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Pashaj, Shameti, Alla, Imami, Lushtaku (Moreira 81’), Carioca, Musolli, Dvornekoviç (Guri 58’), Emini, Pejiç Tr: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Prifti 43’, Çela 63’, Vujadinoviç 77’, Zefi 78’

Kartonë të kuq: Spahija 53’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.