Dy talente pranë largimit nga Vllaznia me parametra 0

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Rubin Hebaj dhe Erald Çinari janë drejt largimit nga Vllaznia, pasi për ta ka oferta të rëndësishme nga jashtë vendit, ndërkohë që klubi nuk mund të bëhet pengesë.

Për sulmuesin 18-vjeçar ka klauzolë që nuk e pengon të largohet jashtë vendit dhe sipas “Sport Ekspres” sulmuesin e duan sllovenët e Domzhales, që kanë fituar Kupën dhe do të luajnë në kupat e Europës.

Marrja e një talenti me parametra zero normalisht që u leverdis atyre, ndërkohë që edhe Çinari mund të transferohet në Kroaci këtë verë, teksa mësohet se bisedimet janë në fazë të avancuar. Sa i takon emri të ekipit, ai nuk bëhet i ditur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.