Dy të pezulluar te Kukësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14991402_906722319458862_4931500855140082717_o

Ndeshja me Vllazninë nuk pati vetëm fitore për Kukësin, por dhe humbje. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka luajnë ndeshjen e radhës në transfertë, teksa verilindorët përballen me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”.

Për trajnerin Gjoka, ndaj durrsakëve nuk do të jenë të gatshëm Ylli Shameti dhe Jean Carioca, pasi u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe për pasojë humbasin ndeshjen me Teutën, sepse kanë plotësuar numrin e tre të kartonëve të verdhë.

Dy mungesa mjaft të rëndësishme që trajneri Gjoka duhet të gjejë më së miri zgjidhjen, pasi janë me të vërtetë dy pika referimi për skuadrën verilindore në rolet e tyre, njëri si mbrojtës, tjetri si mesfushor. Opsionet që mund të zëvëndësojnë këta lojtarë janë Rexhep Memini dhe Bedri Greca.

Gjatë kësaj periudhe do të shikohet edhe gjendja e mbrojtësit Entonio Pashaj, i cili pësoi një tërheqje në seancat përpara ndeshjes përballë kuqebluve të Vllaznisë.

Rikthimi i tij është i rëndësishëm, pasi alternativat në qendër të mbrojtjes për Kukësin nuk janë të mëdha. /minuta90.com/

14917253_906724076125353_7507799118535712547_o

S'KA KOMENTE

Comments are closed.