Dybala i jep fitoren Juventus, Buffon mbetet i pathyeshëm (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Juventus vazhdon të fitojë teksa vijon të udhëheqë renditjen në Serie A. Bardhezinjtë fituan edhe ndeshjen mbrëmjes së sotme të luajtur në fushën e saj ndaj Sassuolos me rezultatin e ngushtë 1-0. I ka mjaftuar vetëm 1 gol që u shënua nga Paolo Dybala në minutën e 36′ që skuadra e Allegrit të marrë 3 pikët e rradhës dhe të shkëputet nga Napoli që do të luajë të dielën. Një ndeshje mjaft e hapur duke qenë fort e luftuar teksa Sassuolo bëri shumë rezistencë. imageNdërkohë më shumë se fitorja e pritshme e skuadrës së Juventus, ra në sy fakti që portieri Buffon nuk pësoi sërish gol dhe tashmë e ka çuar në 926 minuta rekordin e tij personal të pathyeshmërisë në kampionat, duke qenë vetëm 3 minuta larg rekordit të Serie A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.