Dyshimet e “AS”: Sançez nuk është 18 vjeç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sancezRenato Sançez, mesfushori që Bajerni i Mynihut e bleu te Benfika për rreth 40 milon euro, është vënë në qebdër të vëmendjes.

Pas shkrimeve të shumta mbi çmimin e tij që mund të shkojë deri në 80 milion euro, tashmë ka nisur një debat për moshën e tij.

Gazeta spanjolle “AS” hedh dyshime mbi moshën e mesfushorit që pretendon se është 18 vjeç.

Gazeta në fjalë i referohet trajnerit Guy Roux që ka deklaruar se mesfushori është 23 ose 24 vjeç.

Gjithashtu edhe më parë ka patur pretendime të tilla nga drejtuesit e Sportingut të Lisbonë, ndërsa AS shkruan se Sances është regjistruar me 5 vite vonesë në Lisbonë pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.