Dzeko: I lumtur për fitoren, Shqipëria duhet të bëhet një ekip edhe më i fortë

0
SHPËRNDAJE

Edin Dzeko ka shënuar sot golin e tij të 50-të me fanellën e Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës duke e cilësuar një ndjesi të veçantë. Në prononcimin për “SuperSport” ai foli pozitivisht edhe për paraqitjen e Shqipërisë, me bindjen se kjo e fundit duhej të vazhdonte të përmirësohej siç ka bërë në vitet e fundit.

“Eshtë shumë mirë të shënosh por ky është goli i 50 me Kombëtaren dhe jam i lumtur për të dhe fitoren, sepse luajtëm me lojtarë shumë të rinj që besoj se e bënë shumë mirë punën e tyre”.

“Kam pasur fatin të luaj edhe më parë kundër skuadrës tuaj, mendoj se ndeshja ishte e rëndësishme për Shqipërinë dhe për skuadrën tuaj. Tashmë ata duhet të shohin para dhe të bëhen një ekip edhe më i fortë”.

“Ne kemi gjithmonë shpresë, siç duhet të keni edhe ju. Ne kemi ndeshjen e rendësishme përballë Greqisë në qershor, nuk fituam ndaj tyre në transfertë dhe për të pasur shanse për Botërorin, duhet t’i mundim. Shpresoj ta bëjmë në stadiumin tonë”,-mbylli prononcimin e tij sulmuesi i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.