E ardhmja e Adnan Januzajt tek gjigandët turq

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra turke Fenerbahce raportohet se është duke menduar transferimin e anësorit kosovar të Manchester United, Adnan Janzuaj.

22-vjeçari pritet të largohet nga skuadra e ‘Djajve’ pasi të përfundoi kontrata në fund të sezonit dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Turqia.

Januzaj ka dështuar për të pasur ndikim gjatë sezonit të kaluar te Sunderlandi, ku nuk ka arritur për të shënuar gjatë 22 paraqitjeve për skuadrën në Premier Ligë.

Gazeta turke ‘Takvim’ pretendon se Jose Mourinho është i lumtur për të lejuar lojtarin e përfaqësuses belge të largohet  kurse Fenerbahce thuhet se është e përgatitur për të shtruar një ofertë.

Raporti shton gjithashtu se përfaqësuesit e lojtarit do të shkojnë në Turqi brenda ditëve të ardhshme për të diskutuar marrëveshjen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.