E ardhmja e Kaçes tek Paok varet nga Gojko Cimirot

0
SHPËRNDAJE


Me sytë dhe veshët nga merkato e Janarit, por ndërkohë fizikisht në stërvitjet e PAOK-ut. Ergys Kaçe ka nisur prej pak ditësh përgatitjet me klubin nga Selaniku, pasi huazimi i mesfushorit te Viktoria Plzeň në Çeki u ndërpre ende pa përfunduar gjysma e parë e sezonit. 23-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte ndër fytyrat e reja në skuadër, në përgatitjet për startin e pjesës së mbetur të kampionatit në Superligën greke.

Kaçe u vendos nën urdhërat e trajnerit Vladimir Ivić, ku po stërvitet për të treguar të gjithë kualitetin e tij, me synimin që pse jo gjatë kësaj periudhe të rifitojë vendin e tij në radhët e ekipit nga Selaniku. Kjo është vetëm një hipotezë, sepse për momentin mbetet ende e hapur mundësia e një tjetër huazimi për futbollistin. Gjithçka do të varet nga manovrat e PAOK-ut në dalje gjatë merkatos së dimrit.

Prej ditësh në mediat greke është përfolur se e ardhmja e mesfushorit kuqezi në klubin nga Selaniku lidhet me atë që do të ndodhë me Gojko Cimirot. Për mesfushorin boshnjak ka interes nga Sassuolo në Serinë A dhe nëse transferimi realizohet, atëherë në skuadrën e PAOK-ut do të lirohej një vend për Ergys Kaçen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.