E ardhmja e Rey Manaj

0
SHPËRNDAJE

manaj-pescara_tkem658sqw681atha6egae204Te Pescara tashmë është mësuar më shumë rreth asaj rrufeje në qiell të hapur teksa sulmuesi shqiptar, Rey Manaj u përjashtua nga trajneri Massimo Oddo. Grindja gjatë stërvitjes me shokun e skuadres e ka nervozuar së tepërmi trajnerin të cilit ende nuk i ka kaluar plotësisht zemërimi dhe e këshillon 19 vjecarin që të ketë kujdes pasi këto janë sjellje të papjekura dhe nuk tolerohen.

“Manaj duhet të mos e shohë veten si yll, ai nuk është Totti apo Cannavaro,” – ishin fjalët e trajnerit Oddo por ndërkaq, kapiteni i Pescara-s, Ledjan Memushaj është i sigurtë që kjo situate do të tejkalohet dhe Manaj do të falet. I këtij mendimi është dhe agjenti i sulmuesit, madje sipas tij mund të mos kishte shkuar gjendja deri në këtë pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.