E arta Luiza Gega, e para në 1500 metra

0
SHPËRNDAJE

Vetëm një ditë pasi kishte merituar medaljen e argjendë në 800 metra, atletja Luiza Gega rrëmben edhe medaljen e artë, këtë radhë në garën e 1500 metrave në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.

Gega kapi kohën 4’08”74 duke fituar garën bindshëm dhe duke vazhduar të jetë e vetmja sportiste që i siguron Shqipërisë medalje dhe vende nderi në arenën ndërkombëtare, përfshi këtu edhe në këtë Ballkaniadë ku sportistët e tjerë nuk kanë arritur rezultate që vlejnë për tu përmendur.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.