E bujshme, Andi Lila drejt Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageDuket se kampionët e Shqipërisë nuk kanë të ndalur në merkato. Pas sigurimit të kalimit në grupe të Ligës së Europës, por edhe shansit që do të kenë përballë Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve për të arritur grupet, emra të bujshëm përfliten në ambjentin korçar. Një nga ata është edhe Andi Lila. Mbrojtësi kavajas që sezonin e fundit u aktivizua në Serinë A me Parmën, është pranë kalimit në rradhët e Skënderbeut. Të paktën në bisedat me çdo tifoz kuqebardhë e dëgjon diçka të tillë. Pas afrimit të Hamdi Salihit, duket se kampionët e Shqipërisë po sigurojnë shërbimet e një tjetër lojtari me petkun e kombëtares sonë.

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.