E bujshme, Bajerni kërkon mbrojtësin Elseid Hysaj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14947823_2145738808984577_4393183051266096482_n

Pas lajmit të botuar ditën e djeshme se kapiteni i Bajernit të Mynihut, Filip Lahm po mendon tërheqjen nga futbolli, ka vendosur në lëvizje klubin gjerman.

Bavarezët kanë filluar menjëherë për të gjetur pasuesin e tij, teksa i pari në listën e tyre është një mbrojtës shqiptar.

Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili, është kthyer në një dëshirë për rekordmenët gjermanë, edhe pse nuk është i vetëm në listën e tyre.

Mosha mjaft e re dhe pjekuria e treguar me Napolin dhe Kombëtaren, duket se ka shtyrë drejtuesit e Bajernit ta monitorojnë mbrojtësin nga Shkodra që rinovoi para pak ditësh kontratën e tij.

Ndërkohë në listë janë edhe Dani Carvajal i Realit dhe Sergie Aurier i PSG.

Megjithatë është diçka e madhe për një lojtar kur merr vesh që një ekip si Bajerni i Mynihut është duke të monitoruar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.