E bujshme/ Napoli refuzoi 40 milion euro për Hysajn

0
SHPËRNDAJE


Seria A/ Elseid Hysaj përfaqëson një profil të gjatë dhe interesant për drejtuesit bardhezi, në kërkim gjatë merkatos të porsambyllur të një mbrojtësi me karakter ofensiv në krahun e djathtë.

Antonio Korbo, gazetar i “La Repubblica”, zbuloi për “Canale 8” një prapaskenë të bujshme në lidhe me mbrojtësin shqiptar.

“Midis Juventusit dhe Napolit ka një lloj sinergjie në nivelin europian, edhe për faktin që Anjeli dhe De Laurentis janë dy protagonistë absolutë të ECA-s. Juventusi kishte ofruar 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli e hodhi poshtë propozimin pasi e vlerësonte shumë futbollistin dhe e konsideronte të paprekshëm”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.