E çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë, 3 penallti dhe përmbysje në minutën e 95-të

0
SHPËRNDAJE

Një ndeshje e çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë. 7 gola, 3 penallti dhe një përmbysje në minutën e 95-të, një çmenduri e vërtetë në stadiumin “Skënderbeu”.

Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të me anë të sulmuesit Eraldo Çinari pas një gabimi të portierit Orges Shehi në nisjen e topit. Skënderbeu barazoi rezultatin në minutën e 40′ me një penallti të shndërruar në gol nga ana e sulmuesit Hamdi Salihi, e shkaktuar nga mbrojtësi Stefan Cicmil me faull ndaj sulmuesit Sebino Plaku. Në minutën e 54-t Vllaznia kaloi sërish në avantazh me një penallti të shkaktuar nga portieri Orges Shehi ndaj mbrojtësit Olsi Gocaj dhe e shndërruar në gol nga mesfushori Alsid Tafili.

Në minutën e 72-të një gabim i portierit Erind Selimaj i dha mundësinë sulmuesit Hamdi Salihi për të barazuar sërish shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë Elis Bakaj i gjendur i vetëm në zonë përballë portierit Orges Shehi kaloi sërish Vllazninë në epërsi.

Skënderbeu barazoi sërish shifrat në minutën e parë të shtesës me anë të mesfushorit Gjergji Muzaka. Ndërkohë në minutën e 4-t shtesë Stefan Cicmil prek topin me dorë në zonë dhe shkakton penallti duke u ndërshkuar dhe me karton të kuq. Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe përmbys gjithçka duke bërë që në Korçë të shpërthejë festa.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 65 pikëve në vendin e 3-të duke iu afruar në vetëm një pikë kreut që mbahet nga Kukësi dhe Partizani. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e 5-të. /minuta90.com/

Skënderbeu-Vllaznia 4-3

Golat: Salihi (pen) 40’, 72’, Muzaka 90’+1, Latifi (pen) 90’+5 / Çinari 5’, Tafili (pen) 54’, Bakaj 75’

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Malaj (Muzaka 63’), Gavazaj (Karimi 87’), Plaku (Gripshi 76’), Latifi, Salihi (në dispozicion: Teqja, Bushi, Idrizaj, Ogunjimi) Tr: Ilir Daja

Vllaznia (4-2-3-1): Selimaj, Gocaj (Shtubina 57’), Cicmil, Bicaj, Mulemo, Krymi (Tafili 46’), Vrapi, Çinari, Kruja, Kalaja, Hebaj (Bakaj 68’) (në dispozicion: Agoviç, Dyca, Hajdari) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Remzi Sadiku

Kartonë të verdhë: Shehi 52’, Mici 66’/ Cicmil 31’, 90’+5 Mulemo 37’, Çinari 81’, Bakaj 87’

Kartonë të kuq: Cicmil 90’+5

S'KA KOMENTE

Comments are closed.