E çuditshme, Gianni De Biasin sulmon Interin

0
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi bëhet sërish protagonist në Itali me deklaratat e tij, Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Ka bërë një deklaratë të papritur teksa ka sulmuar disi skuadrën e Inter, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë teksa ka folur për portierin Samir Handanovic, të cilin e ka stërvitur gjatë kohës kur ishte trajner i Udinese në vitin 2009. Sipas pikëpyetjeve që ngre një ndër gazetat më të madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, është nëse qëndrimi i tij është një sulm ndaj Interit, apo thjesht këshillë për ish lojtarin e tij:

Samir Handanovic
Samir Handanovic

“Samir Handanoviç është në kulmin e karrierës së tij dhe është një portier që mund të luajë me klubet më të mira europiane. Nëse Interi do të privohet nga slloveni do të ketë shumë ekipe që do të trokasin në derën e zikaltrëve. Mendoj se ai duhet të ndërrojë ambient për t’u motivuar më shumë. Ky është opinioni im i parë nga jashtë, por që ai mund të ketë ide krejtësisht të ndryshme. Mendoj se është një portier që shumë do të donin ta kishin në skuadrën e tyre”,-ka thënë De Biazi sipas asaj “La Gazzetta dello Sport’,

S'KA KOMENTE

Comments are closed.