E çuditshme / Moggi tashmë edhe në lloto

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Futbolli nuk ka ndryshuar thuajse fare, por bota mistike që e rrethon, po.

Sot, një nga fenomenët shoqërues të lojës më popullore janë pikërisht bastet, me koeficientë për çdo ngjarje apo detaj që mund të të shkojë (dhe sidomos jo) nëpër mend. Për shembull, mund të vësh bast për modelin e flokëve të një lojtari simpatik, rrëzimin e një trajneri në fushë apo “kafshimin” e një sanduiçi nga portieri bullafiq i skuadrës.

Po Kategoria Superiore? Edhe ajo ka vend për baste. Personazhi i ditëve të fundit është italiani Luciano Moggi, i cili kuotohet për largimin nga Partizani.

Ish-drejtori i Juventusit, tashmë pjesë e “Demave të kuq”, shihet me interes nga kompania e basteve SNAI në Itali, e cila ka përcaktuar koeficientin 1,25 për qëndrimin e tij te nënkampionët e Shqipërisë (deri në fund të vitit 2017). Largimi i 80-vjeçarit deri më 31 dhjetor, për dorëheqje apo shkarkim, kuotohet me koeficientin 3,5.

Ç’prisni? Fitoni diçka, sidomos ju të cilët mendoni se dini çdo gjë nga futbolli ynë!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU