E dërgojnë te të rinjtë, Hair Zeqiri ikën nga Flamurtari

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Presidenti Sinan Idrizi ka vendosur që të stërvitesh me të rinjtë deri në një vendim të dytë”.

Kjo është ajo që drejtori i klubit të Flamurtarit, Ardi Behari, i ka komunikuar para stërvitjes së djeshme mesfushorit Hair Zeqiri, rreth orës 14:00, prandaj dhe nuk është parë në skuadrën e parë. Debatet në mbledhjen e zhvilluar të enjten u zyrtarizua gjatë së premtes me pezullimin pa afat të mesfushorit Zeqiri.

Lojtari ka qëndruar vetëm 5 minuta në ambientet stërvitore dhe më pas është larguar. Krisja është thelluar dhe palët duken të destinuara për t’u ndarë para kohe, edhe pse në mes është një kontratë, teksa Zeqiri pati debate një ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar nga drejtuesit e klubit me stafin tekink dhe lojtarët, ku kreu i klubit, Sinan Idrizi, i bëri të ditur se nuk bëntë më pjesë në planet e tij dhe i kërkoi të largohej nga mbledhja.

“Vendimin e dua me shkrim, nuk shkoj unë në stërvitje me të rinjtë e U-19 me këtë rrugë komunikimi”.

Kështu mësohet se i ka thënë dje Zeqiri drejtorit të klubit. Sipas “Panorama Sport” mesfushori është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje dhe për vendimin e marrë kërkon një shkresë zyrtare.

Vetëm nëse ndodh kështu, atëherë Hair Zeqiri mund të dalë në stërvitje me të rinjtë e U-19. Zyrtarisht klubi i Flamurtarit e ka pezulluar pa afat lojtarin, teksa pritet që klubi vlonjat të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.