E drejta televizive e Kombëtares, “RTSh” justifikohet dhe akuzon “FSHF”

0
SHPËRNDAJE

Fakti që dy ndeshjet e Kombëtares me Austrinë dhe Luksemburgun nuk u transmetuan nga Televizioni Publik Shqiptar ndezën një debat të madh tek publiku. Të gjithë ishim mësuar që ndeshjet transmetoheshin tek kanali televiziv i të gjithë shqiptarëve, por në fakt ishte Televioni Kombëtar Klan ai që i transmetoi duke fituar të drejtën nga FSHF.  Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe stafi i “TVSH” duke shpjeguar arsyen se përse ata nuk transmetuan dy ndeshjet e Kombëtares. Ja deklarata e tyre:image “RTSH bëri maksimumin për të siguruar të drejtën televizive të miqësoreve të përfaqsueses shqiptare. Edhe një herë tjetër, sqarojmë opinionin publik, pse RTSH nuk transmetoi dot Kombëtaren, pas mesazheve dhe komenteve të shumta…
Që kur është bërë zyrtar lajmi se, Shqipëria do të luante një miqësore me Austrinë, RTSH është interesuar pranë Federatës Austriake të futbollit, apo transmetuesit publik në Austri për të siguruar të drejtën televizive të këtij aktiviteti, por pala austriake na ka kthyer përgjigjen se këto të drejta i ka siguruar një kompani, së cilës nuk i dispononte asnjë kontakt. Pak ditë përpara ndeshjes mësuam se këto të drejta për territorin shqiptar i kishte siguruar FSHF, e cila na ftonte në një tender të drejtash me gjtihë televizionet e tjera kombëtare.”

image“Oferta e dërguar nga RTSH për këto miqësore ishte në kuotën e blerjes edhe të miqësoreve të tjera, ndonëse FSHF kishte vënë një cmim të pallogjikshëm për një ndeshje miqësore, duke ju afruar kuotës së një ndeshjeje kualifikuese. Po nëpërmjet FSHF-së, mësojmë se tenderin e të drejtave e fitoi një tjetër televizion kombëtar, TV Klan, që sipas federatës ka ofruar më shumë se RTSH. Ju garantojmë se RTSH hyn në cdo tender të drejtash televizive për të siguruar programet që kanë interes për publikun, por nuk mund të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë, kur cmimet në të tilla tendera rriten me, ose pa arsye. Ju garantojmë se shumë shpejt, vijnë disa surpriza të mëdha në lidhje me evente të rëndësishme sportive botërore, të cilat do të jenë pjesë e paketës dixhitale të RTSH-së.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.