E fundit / Blindohet Gjermania. Në pikëpyetje edhe Bayern Mynih – Real Madrid

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Champions League / Futbolli europian që prej mbrëmjes së djeshme dhe sulmeve me eksploziv ndaj autobusit të skuadrës së Dortmundit është vendosur në gjendje alarmi. Ndeshja mes Dortmundit dhe Monakos është shtyrë për pasditen e sotme rreth orës 18:00.

Nga ana tjetër një sfidë mjaft e rëndësishme është dhe ajo mes Bayern të Mynih dhe Realit të Madridit , ndeshje kjo që po pritet me mjaft frikë. Masat e mara për sigurinë në stadium dhe rrugë janë shtuar ndjeshë.

Edhe pse për momentin nuk ka asnjë tregues apo dyshim për ndonjë sulm të mundshëm, policia bavareze vendosi të rrisë numrin e efektivëve të përcaktuar për masat e sigurisë së kësaj ndeshjeje.

Kështu, nuk do të jenë 370, por 450 agjentë policie që do të ngarkohen për të ruajtur sigurinë e kësaj ndeshjeje dhe, në këto momente, ata gjenden pranë hoteleve ku janë akomoduar të dy ekipet.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet transportit në drejtim të stadiumit “Allianz Arena” të futbollistëve dhe stafeve teknike të Bayernit e Realit. Për këtë është menduar ndryshimi i itinerarit të skuadrave në drejtim të stadiumit, ndërkohë që autobusët e tyre do të shoqërohen edhe nga automjete të policisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.