E fundit / De Biazi largohet nga Kombëtarja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja / Pas një eksperience më shumë se katër vjeçare dhe mjaft te bukur, Xhani De Biazi është drejt largimit nga Shqipëria. Trajneri i Kombëtares kuqezi mësohet se ka marrë oferta të rëndësishme nga Kina dhe për pasojë pritet që të largohet drejt kontinentit aziatik për të marrë drejtimin e ndonje skuadre atje.

Janë mediat italiane ato që e kanë bërë publike këtë lajm, teksa mësohet se De Biazi mund të jete duke drejtuar ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Sipas të gjithë gjasave, italiani do të jetë në pankinë edhe për dy ndeshjet e radhës së kuqezinjve në miqësoren kundër Luksemburgut dhe në ndeshjen eliminatore ndaj Izraelit.

Më pas De Biazi do të largohet për të kaluar në Kinë, atje ku e pret një kontratë të majme në krahasim me atë që ai fiton te Shqipëria. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat italiane e bëjnë fakt të kryer këtë gjë dhe pritet që largimi të ndodhë menjëherë pas ndeshjes me Izraelin.

Megjithatë, brënda këtyre dy javëve do të mësojmë më shumë në lidhje me të ardhmen e De Biazit, që me shumë mundësi po kalon ditët e fundit si trajneri i Kombëtares kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.