E fundit/ Skënderbeu arrin akord me xhevahirin e Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Vlonjati Dejvi Bregu është nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së dimrit, ndoshta më i kërkuari. Dhe duket se fatin për ta pasur në gjirin e tij e ka Skënderbeu.

Portali Vipsport.al ka zbuluar se tashmë dy klubet, Luftëtari dhe Skënderbeu, po ashtu edhe lojtari, kanë arritur marrëveshjen që Bregu të huazohet nga gjirokastritët te korçarët për 6 muajt e ardhshëm.

Kontrata e futbollisti vlonjat me Luftëtarin përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai vetë kishte shprehur dëshirën për të qëndruar deri në fund, por gjërat ndryshojnë. Një ekip si Skënderbeu vështirë të refuzohet në këtë moment. Detajet e tjera pritet të sqarohen në vazhdim.

Skënderbeu duket ekipi më i përshtatshëm për Bregun, i cili është kërkuar edhe nga Partizani, Flamurtari e ndonjë ekip tjetër. Ëndrra është për ta vazhduar karrierën jashtë vendit dhe me Skënderbeun kjo gjë mund të arrihet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU