E fundit/ Skënderbeu ende nuk ka marrë vizat

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Skënderbeut përmes një komunikate ka hedhur poshtë gjithçka që thuhet në mediat e sotme që lojtarët e Skënderbeut janë pajisur me vizat britanike për ndeshjen e kthimit në Irlandë të Veriut kundër Crusaders. Ja komunikata e plotë:

“Duke lexuar shtypin sportiv të ditës së sotme dëshirojmë të sqarojmë që asnjë futbollist nuk është pajisur me vizë dhe problemi nuk është te tifozët. Ambasada angleze ka kthyer përgjigje negative për futbollistët, stafin dhe tifozët.Të shpresojmë që pas ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s, ditën e sotme të marrim përgjigje pozitive.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.