E gjith bota “po qesh” me Francën

0
SHPËRNDAJE


Rusi 2018/ Rezultat historik për Luxemburgun ndaj një France të shpërfytyruar. Në fakt për shumë mund të jetë cështje e fatit të keq, për të tjerë faji nuk është jetim por i tëri i Giroud gjithsesi, rezultati zhgënjyes 0/0 ndaj Luxemburgut modest në krahahasim me formacionin plot yje të Francezëve, komplikon ndjeshëm situatën e kualifimit në Botërorin Rusi 2018 për këta të fundit. Për Francën ky ishte nje turp, shkruan e përditshmja sportive l’Equipe, pra për Blutë tashmë parashikohet një vjeshtë e nxehtë, shto dhe faktin që Suedinë e ndan vetëm një pikë nga Franca, për të mos thënë më pas që në cështje golash suedezët diferencohen nga një rezultat më i mirë. Por mbetet ende për t’u parë sepse pas transfertës në Luxemburgut, Suedia pritet të përballet jo më pak se sa me Hollandën, ndërsa Franca pas ndeshjes në Bullgari do të presë edhe Biellorusinë. Rezultati i vetëm pozitiv i Luxemburgut ndaj Francës datonte që në shkurtin e vitit të largët 1914. Ndaj dhe e përditshmja më e madhe sportive në vend, L’Equipe shkruan se e tërë Europa do të përqeshë tashmë Francën. Në artikullin e saj ajo ngel në klasë Giroud, të cilin e etiketon të padobishëm. Vlerësohet shumë keq me gjithë impenjimin maksimal Mbappé, gjithashtu notë ngelëse shkon dhe për Pogba. Kurzawa e Koscielny gjithashtu nuk bëjnë përjashtim. L’equipe shpëton vetëm Lloris dhe Kanté, si dhe kritikon Dechamps. Për sa i takon trajnerit është e vështirë të shpjegosh të pashpjegueshmen, përfundon artikullin L’Equipe.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.