E habitshme / Nuk luan në Champions League sepse ka provim në shkollë

0
SHPËRNDAJE
loading...


E çuditshme por e vërtetë.
Gjermanët ndeshjen e parë e kanë humbur në shtëpi me rezultat 4-2.

Kthimi duket shumë i vështirë dhe duke ia shtuar kësaj edhe mungesat e shumta që i ka.

Të lënduar janë Omer Toprak, Jonathan Tah, Stefan Kiessling dhe Lars Bender.

Shkaku i kartonëve do të mungojë Benny Henrichs.

Mungesa më interesante është ajo e Kai Havertz, i cili do të mungojë në këtë ndeshje të madhe, pasi ka një provim të rëndësishëm në shkollë.

Supertalenti Havertz është lojtari më i ri që ka luajtur në Bundesliga kur debutoi në humbjen ndaj Werder Bremen në tetorin e kaluar.

17 vjeçari debutimin e tij në Ligën e Kampionëve e ka bërë pikërisht kundër Atleticos në ndeshje e parë.

Djaloshi të mërkurën do të ketë dy dëshira, ta kalojë provimin dhe skuadra e tij të kalojë tutje për në çerekfinale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.