E konfirmon trajneri: Hysaj e ndjek ndeshjen nga tribuna

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Trajneri Gianni De Biasi do të duhet të privohet nga një lojtar i rëndësishëm në ndeshjen ndaj Portugalisë, ashtu siç ndodhi me Danimarkën. Elseid Hysaj nuk i’a ka dalë të riaftësohet plotësisht dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj portugezëve. Këtë lajm e njoftoi njëshi i stolit të Kombëtares gjatë konferencës për shtyp ku konfirmoi mungesën e Elseid Hysajt edhe për këtë ndeshje, pas asaj me Danimarkën:

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

“Hysaj nuk do të luajë, pasi nuk është riaftësuar. Nuk dua që të rrezikoj me aktivizimin e tij, duke parë edhe që kemi alternativa.”- ishin fjalët e De Biasit. Hysaj u dëmtua gjatë një ndeshje në Serie A, por gjithsesi u grumbullua nga trajneri kuqezi, pavarësisht kësaj ai nuk i’a doli të ishte i gatshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.