E.Martini jep shpresë: Prisni një president të fuqishëm te Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Traineri i Vllaznise Edi Martini, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Flamurtari i Vloress, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Loro Borici ne qytetin e Shkodres.
Edi Martini, ish-futbollisti i Vllaznisë

Në mesin e një situate të turbullt të krijuar së fundi është një legjendë shkodrane si Edi Martini që jep shpresë për Vllazninë. Për momentin vetëm me fjalë, në pritje të konkretizimit të gjërave që ai deklaron, përmes një statusi në Facebook. Duket qartë se ai është në dijeni të një lëvizje të rëndësishme në aspektin financiar  që pritet të ndodhë në klubin shkodran, por kërkon vetëm durimin e mbështetësve të skuadrës, të cilët për momentin janë disi të pezmatuar.

martini
“Tifozë shkodranë – shkruan ish-sulmuesi kuqeblu -, ju bën me dije se shumë shpejt Vllaznia do të jetë në dorë të sigurtë dhe me një president shumë të fuqishëm që brenda pak kohe do ta bëjë atë kampion. Ashtu siç i takon Shkodrës, prandaj kini pak durim. Gjithmonë nëse bashkia do të jetë dakord për këtë. Më mirë nuk do të ketë mundësi me u bë, ju garantoj për këtë. Do ta dëgjoni shumë shpejt këtë lajm miq dhe tifozë të Vllaznisë. Respkete!”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.