E nëse gabojnë edhe të huajt…?

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Flamurtarit gjatë një seance stërvitore
Skuadra e Flamurtarit gjatë një seance stërvitore

Superiorja/ Skuadra e Flamurtarit ka gjetur alibinë tek gjyqtarët për pikët e pakta në tabelën e klasfikimit. Në këtë mënyrë puna e stafit teknikë dhe lojtarëve po del e “arsyetuar” dhe fajtorët na qenkan vetëm arbitrat. Sigurisht kur arbitrat gabojnë askush nuk kënaqet, askush nuk ia do të keqen një skuadre me traditë në futbollin tonë si Flamurtari. Por krahas problemit të arbitrimit nuk kemi parë ndonjë analizë të klubit ku çalon nga ana tekniko-taktike skuadra e Flamurtarit? Përse shënon kaq pak? Përse godet shumë rrallë portën kundërshare? Përse pëson breshëri golash dhe kartonësh si ndaj Kukësit pak javë më parë? Dhe shumë pyetje të tjera që për momentin nuk marrin asnjë përgjigje. Tashmë është hedhur në media ideja e arbitrave të huaj nga skuadra e Flamurtarit.

Flamurtari në stërvitje
Flamurtari në stërvitje

Duket në plan të parë sikur të huajt do të jenë shpëtimtarët e vlonjatëve, por kemi parë edhe në ndeshje ndërkombëtare gabime trashanike të arbitrave. Lind pyetja: nëse këta arbitra të huaj që do të vijnë nesër sërish do të gabojnë, ateherë si do ta zgjidhë këtë situatë Flamurtari?  Me qëndrimin tonë nuk pretendojmë se arbitrat nuk gabojnë, ne e dimë mjaft mirë se ata nuk janë pa “mëkate”, por sigurisht t’ja faturosh të gjithë arbitrimit kur ndodhesh në këto pozita me financa të shëndosha nuk është aspak profesionale, arbitrat mund të kenë një përqindje të caktuar, ashtu siç mund të ketë edhe stafi drejtues, teknikë dhe lojtarët padyshim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.